Forum

UIBM u përfaqësua në Forumin e Rektorëve të Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor

Rektorja e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), prof.dr Nurten Deva së bashkuke me prorektorët: prof.dr.Sabri Avdullahi, prof.asoc.dr. Edita Bekteshi dhe prof.ass.dr.Bahtir Hyseni, kanë marrë pjesë në konferencën e organizuar në  Univeristetin “Montenegro” në Podgoricë, me rastin  e takimit të radhës së “10th Rectors’ Forum Of Southeast Europe And Western Balkans & Ulysseus International Networking Conference”.

Forum i Rektorëve të  Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor është i dedikuar për zgjidhjen e sfidave kyçe për universitetet, zhvillimin e politikës evropiane në arsimin e lartë dhe kërkimin brenda rajonit, shkëmbimin e praktikave të mira, përgatitjen e projekteve të përbashkëta, nxitjen e shkëmbimit të stafit dhe studentëve. Gjithashtu është i dedikuar për forcimin e ndërsjellë të rritjes dhe nxitjes së mendimit kritik, në mënyrë që universitetet të përballen më mirë dhe më efektivisht me sfidat e një bote në lëvizje

Gjatë Forumit të Rektorëve, u diskutua rëndësia  e sigurisë së cilësisë në nivelin evropian dhe kombëtar, diplomën evropiane dhe rolin e universiteteve në procesin e zgjerimit dhe më gjerë, si dhe aktivitetet e grupeve të punës dhe sfidat dhe përfitimet e aleancave evropiane. Konferenca Ndërkombëtare e Rrjetëzimit Ulysseus vendosi bazën për diskutime mbi bashkëpunimin mes universiteteve nga BE-ja dhe Ballkani Perëndimor brenda iniciativës së Aleancave të Universiteteve Europiane, duke theksuar praktikat e mira dhe sfidat e këtij bashkëpunimi, ndërkohë u njoftua për kontekstet dhe kapacitetet e ndryshme të qeverisjes të institucioneve bashkëpunuese.

Forum1