UMIB-i përfiton një projekt për mobilitet në kuadër të Programit Erasmus +
Në kuadër të Programit Erasmus +, Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), është përfitues si partner në një projekt me Universitetin e Teknologjisë në Poloni që ka të bëj me mobilitetin e studentëve dhe stafit akademik. Projekti do të zgjas dy vjet dhe pritet të filloj në semestrin dimëror 2020/21.
Planifikohet që mobiliteti për staf akademik të zhvilohet në semestrin dimëror 2020/21, ndërsa mobiliteti për studentë në semestrin veror 2020/21. Dinamika e zhvillimit të projektit parashihet të jetë fleksibile për shkak të pandemisë me Covid-19.
Ky dhe projekte të tjera që ka përfituar UMIB-u në kuadër të Programit Erasmus +, vlerësohen shumë të rëndësishme sa i përket mundësive që ofrojnë për studentët dhe stafin akademik.