Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” dhe Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
Sot, me datë 14.02.2020 delegacioni i Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” në përbërje nga Prof. Dr. Behxhet Shala, Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Kërkime Shkencore, Prof. Ass. Dr. Ajtene Avdullahi, Prorektore për Buxhet dhe Financa dhe Ass. Filloreta Kunoviku, Koordinatore për Sigurim të Cilësisë në Fakultetin Ekonomik sot vizituan Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror.
Me këtë rast, u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi në mes UMIB dhe ASHNA, me qëllim të përcaktimit të fushëveprimit të bashkëpunimit të palëve për realizimin e interesave të dyanshme në fushën e arsimit dhe të kërkimit, duke qenë të hapur ndaj çdo forme të mundshme bashkëpunimi.
Kjo vizitë, vjen si rrjedhojë e kërkesës së Universitetit për bashkëpunim duke pas parasysh nevojën për plotësimin e komponentës së praktikës profesionale për studentët tonë, në mënyrë të përgatitjes së tyre për tregun e punës.
Kemi zgjedhur Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, për shkak të specifikave dhe rëndësisë së këtij agjencioni por edhe të performancës së dëshmuar ndër vite. Delegacioni i UMIB u prit nga Drejtori i Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, z.Bahri Nuredini dhe ekipi i tij menaxherial znj.Merita Makolli, z.Armend Mustafa, z.Alban Sylaj dhe z.Driton Mehaj.
Gjatë vizitës tonë në këtë institucion të rëndësisë së veçantë, u njoftuam nga afër me punën specifike jashtëzakonisht profesionale të Drejtorit z.Nuredini dhe ekipit të tij.
Ishte kënaqësi që në këtë institucion takuam ish-studentë tonë, që sot e kryejnë punën në mënyrën më profesionale.
Vlerësojmë që praktika profesionale e studentëve tonë në këtë institucion është më shumë se e mirëseardhur. Kështu që Prorektori z.Shala falëmnderoj në emër të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” Drejtorin z.Bahri Nuredini dhe ekipin e tij.