FOTO

Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” vazhdon të jetë partner në projekte të cilat shpiejnë drejt Ndërkombëtarizimit të tij

Në kuadër të projektit QUADIC – Quality development of International Cooperation and Project Management nga data 15 deri më 18 Nëntor në Gjirokastër u mbajt trajnimi i cili kishte për qëllim zhvillimin e kapaciteteve të partnerëve lokalë dhe rajonalë në fushën e ndërkombëtarizimit dhe zhvillimit të propozimeve të projekteve. Analizë e situatës aktuale në lidhje me kapacitetet e Shkrimit të Projekteve në IAL partnere, situata në lidhje me cilësinë në marrëdhëniet ndërkombëtare, sfidat dhe perspektivat në arsimin e lartë të Kosovës dhe Shqipërisë si dhe hapat që duhet të ndërmerren në mënyrë që kjo situatë të përmirësohet ishin gjithashtu tema të diskutimit në këtë punëtori. Prorektorja Ajtene Avdullahi përfaqësoi Universitetin e Mitrovicës ku prezantoi projektet ndërkombëtare të UMIB-it si dhe punën e deritanishme të Universitetit drejt Ndërkombëtarizimit.

Në këtë ngjarje prezent ishin gjithsejtë 18 partnerë vendor dhe ndërkombëtar kryesisht përfaqësues të Institucioneve të Arsimit të Lartë si dhe përfaqësues të Institucioneve tjera si Zyrat e Erasmus + në Kosovë dhe Shqipëri e të tjerë.

IMG 6879