Universiteti i Shkencave të Aplikuara të Bohumit hap dyert për studentët e UMIB-it
Studentët e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), do të mund të studiojnë në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Bohumit në Gjermani. Kjo si rrjedhojë e bashkëpunimit ndërmjet dy universiteteve që shquhen për traditë në shkencat teknike.
Bashkëpunimi do të përfshijë katër drejtime teknike të UMIB-it, duke ofruar mundësi që studentët të ndjekin përvojat më të avancuara të studimeve në këto lëmi. Gjithashtu planifikohet edhe unifikimi i kurrikulave të këtyre drejtimeve në UMIB me ato të Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Bohumit.
Rektori i UMIB-it, Alush Musaj, e vlerëson si mundësi shumë të mirë për studentët dhe profesorët këtë bashkëpunim. “Tradita e Universitetit të Bohumit në shkencat teknike është shumë e gjatë, andaj ofrimi i mundësisë që studentët tanë të studiojnë atje, duhet të shfrytëzohet në maksimum”, thotë ai.
Ky projekt i bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy universiteteve do të zgjas tre vjet dhe gjatë kësaj kohe atje për çdo vit akademik mund të studiojnë 3-5 studentë të UMIB-it.
Universiteti i Mitrovicës ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me shumë universitete prestigjioze në Evropë dhe Amerikë, ndërsa tash fokusi do të jetë bashkëpunimi me universitetet