Eko1

Marrëveshje bashkëpunimi me Tekirdag Namik Kemal University nga Turqia

Në kuadër të objektivave të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë për rritjen e numrit të bashkëpunimeve me institucione të arsimit të lartë, Rektori i UIBM-së Prof.Dr. Alush Musaj ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me Rektorin e Tekirdag Namik Kemal University nga Turqia Prof. Dr. Mümin Şahin.

UIBM dhe TNKU përmes marrëveshjes së nënshkruar kanë rënë dakord për objektivat dhe aktivitetet e mëposhtme:

  1. Aktivitete të përbashkëta si: hulumtime, ligjërata, simpoziume, projekte të përbashkëta si Erasmus+, Horizon Europe etj., dhe shkëmbimi i hulumtuesve që kanë të bëjnë me to;
  2. Zhvillimi i programeve dhe kurseve akademike me përfitim të ndërsjellë;
  3. Shkëmbimi i informacionit dhe i materialeve në ato fusha, të cilat janë me interes për të dyja palët;
  4. Shkëmbimi i studentëve dhe stafit akademik;
  5. Publikime të përbashkëta të punimeve shkencore.

Për vizitë në këtë universitet ishin Prorektorja për buxhet dhe financa Prof.Asoc.Dr. Ajtene Avdullahi, Dekani i Fakultetit Ekonomik Prof.Asoc.Dr.Qazim Tmava si dhe Prof.Ass.Dr. Filloreta Kunoviku Demiri. Gjatë takimeve që i kishin me Rektorin, Profesorë dhe zyrtarë të shumtë të këtij universiteti u propozua që të vazhdohet edhe me lidhjen e marrëveshjeve të bashkëpunimit midis njësive akademike për fusha të njëjta të studimit nga dy institucionet e arsimit të lartë. E gjithë kjo me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit në fushat e ndryshme që janë në interes së zhvillimit të institucioneve gjegjëse. Poashtu, ata u njoftuan se gjithsejt 50 studentë shqiptarë janë duke ndjekur studimet e tyre në këtë universitet, prej të cilëve 16 nga Kosova, ndërsa të tjerët nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.