Universiteti “Isa Boletini” përfiton një projekt bashkëpunimi nga “Erasmusplus”
Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë ka përfituar një projekt duke qenë partner në “Erasmusplus”, për bashkëpunim me Universitetin “Van Hall Larenstin” nga Holanda. Projekti ka të bëj me teknologjinë ushqimore, fushën e ambientit dhe trajtimin e ujërave të zeza.
Prorektori për Marrëdhënie me Jashtë në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, Rifat Morina, tha se në kuadër të projektit parashihet shkëmbimi i studentëve dhe mësimdhënësve të të dy universiteteve. “Është një projekt i rëndësishëm, meqë do të mundësoj që studentët dhe mësimdhënësit tanë të përfitojnë nga përvojat më të mira sa i përket teknologjisë ushqimore, ambientit dhe trajtimit të ujërave të zeza”.
Ky projekt, në të cilin në radhë të parë është i ndërlidhur Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore, do të zgjas deri më 31 maj 2018.