Universiteti “Isa Boletini”, pjesë e bashkëpunimit me Universitetin nga Ferrara e Italisë
Universiteti “Isa Boletini” do të jetë pjesë e projektit të përbashkët për bashkëpunim ndërmjet Universitetit Polishkencor dhe Teknologjik nga Ferrara e Italisë dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Marrëveshja për bashkëpunim është nënshkruar nga Roberto Calabrese, drejtor i Departamentit të Fizikës dhe Shkencave të Tokës të Universitetit Polishkencor dhe Teknologjik, dhe nga Ferat Shala, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Në delegacionin kosovar që ishte për vizitë në Itali, ishte i pranishëm edhe rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Alush Musaj, i cili prezantoi programet që ofrohen në këtë universitet. Në takimet që ka pasur me drejtues të Universitetit nga Ferrara, është diskutuar për mundësitë e shkëmbimeve të studentëve dhe mësimdhënësve ndërmjet dy universiteteve.
Ndryshe, në kuadër të marrëveshjes parashihet shkëmbimi i përvojave dhe programeve, mandej hulumtime shkencore dhe projekte të përbashkëta.