Universitetit “Isa Boletini” të Mitrovicës i shtohen edhe dy Doktorë të Shkencës
Profesoresha e fakultetit Ekonomik, Filloreta Demiri, më 27.04.2021, ka mbrojtur me sukses temën e doktoratës, me titull: “The Role of the Banking System in the Development of SMEs – Comparative analysis between Kosovo and Macedonia”, në mentorimin e Prof. Dr. Nadine Tournois, profesoreshë në University Cote
D’Azur, Nice, Francë.
Profesoresha Demiri, studimet e doktoratës i ka vijuar në programin Joint Regional
Doctoral Programme in Entrepreneurship and SMEs Management DOCSMEs, projekt i programit Tempus. Titulli i fituar nga University “Saint Kliment Ohridski”, Bitola, është: Doktor Shkence në Ndërmarrësi dhe Menaxhim të Bizneseve të Vogla dhe të Mesme.
Suksesi i vazhdueshëm i stafit akademik të Universitetit tonë, është tregues i cilësisë së zhvillimit të Universitetit i shprehur në përmbajtje dhe programe cilësore, në procesin mësimdhënës e mësimnxënës me studentë, në angazhimin në aspektin kërkimor dhe në kontributin në komunitet.
Profesori i fakultetit të Teknologjisë Ushqimore, Bahtir Hyseni, më 20.5.2021, ka mbrojtur me sukses temën e doktoratës, me titull: “Production of Enzymes for Food Industry via Solid-State Fermentation and Optimization of Process Conditions”, në mentorimin e Assist Prof. Dr. Emrah Nikerel.
Profesori Hyseni i ka kryer studimet doktorale pranë Yeditepe University në Programin Biotechnology.
Suksesi i vazhdueshëm i stafit akademik të Universitetit tonë, është tregues i cilësisë së zhvillimit të Universitetit i shprehur në përmbajtje dhe programe cilësore, në procesin mësimdhënës e mësimnxënës me studentë, në angazhimin në aspektin kërkimor
dhe në kontributin në komunitet.