Urime i u.d. rektores, prof.dr. Nurten Deva, për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Të nderuar drejtues dhe anëtarë të Këshillit Drejtues
Të nderuar mësimdhënës dhe punëtorë të administratës
Të dashur studentë
Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Universitetit “Isa Boletini”në Mitrovicë t’ju uroj 17 Shkurtin – Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Me këtë rast shprehim respektin tonë më të thellë për të gjithë ata që kanë sakrifikuar nëpër gjenerata për sendërtimin e ëndrrës shekullore të popullit tonë për shtet të pavarur dhe sovran.
Kjo datë sublimon një shekull përpjekje dhe na përkujton rrugëtimin e vështirë drejtë lirisë dhe krijimit të shtetit tonë. Në 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës përkulemi me respekt para dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe jemi përjetësisht mirënjohës për secilin që është bërë pjesë e ndërtimit të kalasë sonë të përbashkët. Urime!
Me respekt
Prof.dr. Nurten Deva
U.d. rektore