Urimi i Dekanit për Vitin e Ri

Të nderuar studentë, kolegë dhe bashkëpunëtorë, kam nderin dhe privilegjin që në emër të stafit akademik dhe menaxhmentit të Fakultetit Ekonomik, t’ju uroj vitin e ri, 2021. Me këtë rast ju dëshiroj shëndet të plotë, momente të gëzuara si dhe suksese akademike, me shpresën që sa më parë, bashkarisht, me studentët tanë të mrekullueshëm, t’i mbushim dhe gjallërojmë sallat dhe amfiteatrot e Fakultetit tonë!

Gëzuar!

Dekani i Fakultetit Ekonomik, në UIBM
Prof. Asoc. Dr. Qazim TMAVA