Urimi i rektores, prof.asoc.dr. Merita Shala, për 28 Nëntor – Ditën e Flamurit
Të nderuar drejtues dhe anëtarë të Këshillit Drejtues
Të nderuar dekanë, prodekanë, staf akademik dhe administrativ
Të dashur studentë
Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) t’ju uroj 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit Kombëtar dhe Pavarësisë së Shqipërisë. Me këtë rast përkujtojmë dhe nderojmë breza të tërë patriotësh që vunë interesin kombëtar në radhë të parë për të sendërtuar ëndrrën kombëtare për flamurin dhe shtetin shqiptar.
Kjo datë e nëntorit ka rezervuar disa nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar. Me këtë rast festojmë edhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari. Përkulemi me respekt para veprës dhe sakrificës së dëshmorëve dhe të gjithë atyre që u rreshtuan në rrugën e lirisë. Gëzuar!
Me respekt
Rektorja
Prof.asoc.dr. Merita Shala