Kartolina

Urimi i rektores, prof.asoc.dr. Merita Shala, për Vitin e Ri 2024

Të nderuar/a

Po e përcjellim vitin 2023 duke shprehur mirënjohjen dhe respektin për secilin që ka qenë pjesë e sukseseve tona të përbashkëta që ndërlidhen me Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë. Ishte vit jubilar, në të cilin shënuam 10 – vjetorin e themelimit të institucionit. Rrugëtuam bashkërisht duke u përballur me sfida për të përmbyllur një vit të suksesshëm. Ju faleminderit të gjithëve! Bashkërisht do të rrugëtojmë për arritje të reja edhe në vitin që po vjen. Me këtë rast më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, t’ju uroj Vitin e Ri 2024! Qoftë një vit i mbarë për të gjithë! Shëndet, harmoni dhe gjithë të mirat për ju dhe familjet tuaja! Gëzuar!

 

Me respekt,

Rektorja

Prof.asoc.dr. Merita Shala