Rek

Urimi i rektores, prof.dr. Nurten Deva për Fitër Bajram!

Të nderuar drejtues dhe anëtarë të Këshillit Drejtues

Të nderuar pjesëtarë të stafit akademik dhe administrativ

Të dashur studentë

Më lejoni që në emër të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë dhe në emrin tim personal t’ju uroj Fitër Bajramin. Qofshi me shëndet e lumturi ju dhe familjet tuaja!

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, muajit të devotshmërisë dhe solidaritetit, Fitër Bajrami na bashkon me familjet tona, na bashkon me njëri-tjetrin për më shumë dashuri dhe respekt të ndërsjellë. Gjithashtu na rikujton nevojën për solidaritet më të madh dhe për mbështetje më të madhe për  njerëzit në nevojë.

Le të na shërbej si frymëzim për më shumë dashuri dhe respekt! Urime!

 

Me respekt,

Rektorja

Prof.dr. Nurten Deva