F 898

Urimi i rektorit Musaj me rastin e 8 Marsit – Ditës së Gruas

Më lejoni që me rastin e 8 Marsit – Ditës së Gruas, në emrin tim dhe në emër të Universitetit “Isa Boletini”, të uroj gjithë të mirat për nënat, gratë, motrat dhe vajzat. Gjithashtu dua të uroj në mënyrë të veçantë mësimdhënëset, punëtoret e administratës dhe studentet e Universitetit “Isa Boletini”.

8 Marsi, na e sjell në vëmendje rolin e patjetërsueshëm të femrës që ka për një shoqëri moderne dhe të civilizuar. Përveç kontributit të jashtëzakonshëm gjatë gjithë historisë së kombit tonë, jemi dëshmitarë se femrat kosovare me të arriturat e tyre në të gjitha sferat e jetës, janë shndërruar në ambasadoret më të mira për shtetin tonë të ri.

Duke shprehur respektin më të sinqertë për rolin dhe kontributin e femrave edhe për sukseset që lidhen me Universitetin “Isa Boletini”, uroj për shëndet, mirëqenie dhe lumturi në familje e në jetë. Urime!

 

Me respekt

Rektori

Prof.dr.Alush Musaj