Urimi i rektorit, Musaj për themelimin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, të nderuar shqiptarë kudo që jeni, më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, t’ju uroj themelimin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës. Ky është një moment që e formëson shtetësinë tonë dhe historinë tonë të re.
I jemi mirënjohës përjetë brezave të tëra që kanë sakrifikuar për ëndrrat tona kolektive që po bëhen realitet. Nderojmë me respektin më të thellë, dëshmorët, veteranët dhe invalidët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nderojme përjetë dhe respektojmë komandatin legjendar, Adem Jashari.
Ushtria e Republikës së Kosovës, identifikohet me lirinë tonë. Ajo është vlerë e jona autentike, siç ishte vetë lufta për liri. Ajo është garanci për të ardhmen tonë. Urime!
Me respekt
Prof. asoc. dr Alush Musaj