Vazhdon cikli i trajnimeve në kuadër të projektit “Luftimi i Urrejtjes në Kosovë”
Vazhdon cikli i trajnimeve në kuadër të projektit “Luftimi i Urrejtjes në Kosovë”, i cili implementohet nga ATRC në partneritet me RADC dhe mbështetet nga Ambasada Holandeze në Kosovë. Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë sot janë duke u trajnuar mbi proceset e avokimit dhe ndikimit në vendimmarrje.
Në kuadër të trajnimeve studentët do të përfitojnë njohuri praktike të cilat ndërlidhen me avokimin për eliminimin e dukurisë së shprehjes së krimeve të urrejtjes, ndikimin në politika lidhur me parandalimin e nxitjes dhe krimeve të urrejtjes në shoqëri.