Vendim për plotësimin e vendeve të lira nëpër njësitë akademike
Me vendim të Senatit të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, në mbledhjen e mbajtur më 29.10.2020, lejohet plotësimi i vendeve të lira nëpër njësitë akademike të UMIB-it me kandidatët që kanë konkurruar në konkursin plotësues për pranim në studime për vitin akademik 2020-2021, nëpër drejtime apo fakultete të tjera të UMIB-it, por që nuk kanë arritur të pranohen.
Në bazë të këtij vendimi, njësitë akademike janë të obliguara që të hartojnë listën e kandidatëve që janë të interesuar të vazhdojnë studimet në drejtimet, në të cilat ka ende vende të lira.