Juridiku

Vijojnë ligjëratat në Klinikën Juridike Penale

Diskutimi për atë se cilat janë dhe si hartohen aktet juridike në fazën e hetimit penal ka karakterizuar javën e pestë të Klinikës Juridike Penale.

Studentët kanë shprehur interesim të kuptojnë sfidat dhe problemet që shfaqen gjatë hartimit të akteve juridike, procedurën që duhet ndjekur, afatet ligjore, dhe rëndësinë e kësaj faze të procedurës penale, duke u ballafaquar me raste praktike, në një ligjëratë me z.Uvejs Gashi, avokat.

Menaxhmenti i fakultetit falënderon avokatin z.Uvejs Gashi për prezencën dhe diskutimin me studentët.