Vilard Bytyqi, profesor në Akademinë për Sigurinë Publike dhe anëtar i Këshillit Gjyqësor, mbajti një ligjëratë për studentët e Fakultetit Juridik
Me ftesën e ligjeruesit të lëndës, LL.M. Xhemajl Veliqit,PhD (c), prof. asoc. dr. Vilard Bytyqi, profesor në Akademinë për Sigurinë Publike dhe anëtar i Këshillit Gjyqësor, mbajti një ligjëratë për studentët e Fakultetit Juridik. Ligjërata u zhvillua në kuadër të lëndës “E Drejta e Procedurës Penale”, me titullin ‘Ekspertimi’. Ligjërata u përcoll me interes të madh nga studentët e pranishëm dhe u zhvillua në mënyrë interaktive, duke kontribuar në avancimin e njohurive lidhur me lëndën “E Drejta e Procedurës Penale”.
Ndër te tjera, rastet praktike nga praktika e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, të elaboruara nga Prof. Asoc. Vilard Bytyqi, kanë thelluar njohuritë e studentëve për respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut në kontekstin e zbatimit të procedurës penale, sidomos në lidhje me ekspertizën. Dekani i Fakultetit Juridik Prof. Asoc. Islam Qerimi, falënderon Prof. Asoc. Vilard Bytyqi për ligjëratën dhe studentët për nivelin e angazhimit në avancimin e shkathtësive juridike.