Fedu

Vizita e Dyte Studimore e Studentëve të Fakultetit të Edukimit në Qendrën Burimore “Xheladin Deda”: Një Udhëtim për Edukimin Inkluziv

Studentët e Fakultetit të Edukimit në Universitetin Isa Boletini në Mitrovicë më 23.05.2024 kanë vazhduar udhëtimin e tyre në botën e edukimit inkluziv me një vizitë të dytë studimore në Qendrën Burimore për Mësim dhe Këshillim “Xheladin Deda” në Pejë. Shoqëruar nga Ass Arbesa Uka dhe Ass Hatixhe Gashi, ata kanë pasur rastin të njohin më afër transformimin e kësaj qendre nga një shkollë speciale në një qendër burimore me impakt të gjerë në arsimin e Kosovës.

Transformimi nga shkollë speciale në qendër burimore është një hap i rëndësishëm për arsimin e vendit. Ky proces ka bërë që Qendra “Xheladin Deda” të ofrojë mësim të rregullt jo vetëm në objektin e saj në Pejë, por edhe të integrojë nxënës të verbër dhe me dëmtime në të parë në shkollat e rregullta. Kjo qasje e re filloi fillimisht në rajonin e Pejës dhe më pas u përhap në të gjithë Kosovën duke punësuar mësues udhëtues si ura lidhëse mes shkollave të rregullta dhe qendrave burimore.

Studentët e Fakultetit të Edukimit kanë pasur rastin të njohin nga afër punën dhe angazhimin e mësuesve, nxënësve dhe stafit të Qendrës “Xheladin Deda”. Si një shenjë respekti për punën e tyre, ata kanë dhuruar një portret të Isë Boletinit.

Nga ana tjetër, drejtori i Qendrës “Xheladin Deda” ka shprehur falënderimin për dhuratën dhe ka dhuruar disa libra mbi arsimin inkluziv për stafin akademik të Fakultetit të Edukimit. Ky shkëmbim i dhuratave është një shenjë e bashkëpunimit dhe përkushtimit të të dy institucioneve për avancimin e arsimit dhe përfshirjes së të gjithë nxënësve në procesin edukativ.

Vizita e dytë studimore e studentëve të Fakultetit të Edukimit në Qendrën Burimore “Xheladin Deda” është një dëshmi e përkushtimit të tyre për të kuptuar dhe kontribuar në fushën e arsimit inkluziv. Kjo përvojë është një hap i rëndësishëm drejt një arsimi më të përfshirë për të gjithë nxënësit në Kosovë.

Fedu 1
Fedu 1
Fedu 2
Fedu 3
Fedu 4
Fedu 5
Fedu 6
Fedu 7
Fedu 8
Fedu 9
Fedu 10
Fedu 1Fedu 2Fedu 3Fedu 4Fedu 5Fedu 6Fedu 7Fedu 8Fedu 9Fedu 10