Ne Gjykaten Themelore Te Prishtines – IQ

Vizita e studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë në Gjykatën Themelore të Prishtinës

Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë së bashku me profesorin Islam Qerimi dhe asistentin Xhemajl Veliqi realizuan një vizitë njëditore në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë. Ata patën rastin të ndjekun një rast penal juridik në Departamentin e Krimeve të Rënda, ku kryetar i trupit gjykues ishte gjyqtari Vesel Ismajli.
 
Studentët e këtij Fakulteti mësimnxënien në këtë Fakultet e kombinojnë çdo herë edhe me demonstrimin e rasteve praktike juridike nëpërmes gjykimeve simulative në kuadër të Kampusit të Universitetit apo sikurse kësaj radhe në Pallatin e Drejtësisë, respektivisht në Institucionet Gjyqësore të Republikës së Kosovës.