Vizitë bashkëpunimi në universitetin në Zonguldak, Turqi
Me ftesë të Departamentit të Inxhinierisë Minerare dhe nën organizimin e Prof. Dr. Melih GENİŞ, të Universitetit Bulent Ecevit në Zonguldak të Turqisë, Prof. asoc. Dr. Muhamedin Hetemi, Prodekan për Cilësi dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, dhe Prof. asst. Dr. Gzim Ibishi, Drejtor i Institutit, nga Fakulteti i Gjeoshkencave të Univeristetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, vizituan për qëllim bashkëpunimi, dhe koordinimi të mëtejmë këtë universitet, ku patën takime me:
Prof. Dr. İsmail Hakkı ÖZÖLÇER, Rektor
Prof. Dr. Şenol Hakan KUTOĞLU, Prorektor
Prof. Dr. Servet KARASU, Prorektor
Prof. Dr. Hamit AYDIN, Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë
Prof. Dr. Melih GENİŞ, Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane dhe Shoqërore
Prof. Dr. Ahmet ÖZARSLAN Shef i Departamentit te Inxhinierisë Minerare
Dr. Öğr. Üyesi Dinçer Biçer, koordinator i Erasmus +
Në të gjitha këto takime mjaft të afërta, u shpreh gatishmëri për bashkëpunim në disa fusha, mobiliteti i studentëve dhe stafit akademik, përkrahur nga Erasmus +, projekte të përbashkëta profesionale dhe shkencore, etj. Gjatë vizitës profesorët e UIBM, mbajtën ligjërata për resurset e Kosovës dhe mundësinë e shfrytëzimit të tyre, si dhe bën një prezantim të shkurtër të universitetit të Mitrovicës dhe kampusit, mënyrën e zhvillimit të aktiviteteve mësimore dhe shkencore, etj dhe u përcoll me vëmendje të madhe nga stafi akademik dhe studentët. Poashtu mundësi të shohin nga afër kampusin universitar në Zonguldak, me shumicën e fakulteteve, laboratoret, menzën, jetën studentore dhe përkushtimin e stafit akademik.
Gjatë visitës pati takime edhe me Prof. Dr.Frank Otto, nga Universiteti Georg Agricola, Bochum, Gjermani, Doc. Dr. Dana Rus nga Universiteti George Emil Palade nga Târgu Mureș, Rumania për zhvillimin e një bashkëpunimi më të afërt mes nesh në të ardhmen.