JURIDIKvIZITA

Vizitë e studenteve të Fakultetit Juridik në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit

Studentet e vitit të dytë të Fakultetit Juridik të Universitetit “Isa Boletini”, në Mitrovicë, së bashku me Prof. ass. dr. Arbnor Ajeti, në kuadër të aktiviteteve nga lënda: “E drejta e konsumatorëve”, me datë 20.12.2022 vizituan Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit / Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Studentet patën mundësinë të njoftohen për së afërmi me punët që kryhen nga Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit.