Foto 1

Vizitë e Veçantë nga Kampi Veror i Shkencës së BONEVET

Më 2 korrik 2024, Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore në Universitetin e Mitrovicës pati kënaqësinë të mirëpresë fëmijët e kampit veror “Laboratori Veror i Shkencës” organizuar nga BONEVET. Gjatë kësaj vizite, rreth 15 fëmijë të moshës 5-11 vjeç patën mundësinë të eksplorojnë laboratorët tona moderne dhe të marrin pjesë në demonstrime shkencore interesante.

Ky bashkëpunim synon të inspirojë brezat e ardhshëm të shkencëtarëve dhe të promovojë rëndësinë e edukimit shkencor përmes aktiviteteve praktike dhe interaktive. Falënderojmë BONEVET për këtë iniciativë të mrekullueshme dhe shpresojmë që kjo vizitë të jetë vetëm fillimi i bashkëpunimeve.

Foto 2
Foto-2
Foto-3
Foto-1
Foto 2Foto 3Foto 1