Vizitë praktike e studentëve për t’u njohur me aktivitetin dhe prodhimin e pjesëve rezervë për minierën e Trepçës
Në vazhdimësi të bashkëpunimit të Fakultetit të Gjeoshkencave, Departamentit të Xehetarisë me ndërmarrjen Trepça sh.a, përkatësisht Fabrikën e Pajisjeve të Proçesit, Prof. Muhamedin Hetemi dhe studentët e Xehetarisë, viti i dytë, e në kuadër të lëndës Teknologjia e Materialeve, realizuan një vizitë praktike për tu njohur me aktivitetin dhe prodhimin e pjesëve rezervë për minierën e Trepçës.
Falënderojmë menaxhmentin e Trepçës, drejtorin e fabrikës dhe stafin përcjellës inxhinjerik qe mundësuan këtë vizitë.