Vizitë pune e studentëve në minierën “Trepça” në Stantërg
Studentët e vitit të dytë (bachelor) – Makineri Prodhuese në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike (FIMK) kanë realizuar një vizitë pune në minierën e Stantërgut në ndërmarrjen “Trepça”. Ata janë shoqëruar nga stafi i ndërmarrjes “Trepça”, të cilët i kanë njoftuar për punët që kryhen nëpër njësitë punuese.
Kjo vizitë pune do t’u ndihmojë shumë studentëve për përvetësimin praktik të lëndëve që mësojnë në nivelin bachelor. Studentët dhe mësimdhënësit që ishin pjesë e ekipit, falënderuan menaxhmentin e “Trepçës” për gatishmërinë e vazhdueshme në përkrahjen e studentëve dhe mësimdhënësve të FIMK-ut.