1000062649

Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes Trepça Sh.A vizitoi Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike

Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes Trepça Sh.A, Faton Ahmeti, ka vizituar Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike, ku u prit në takim nga dekani, prof.asoc.dr. Faruk Ahmeti dhe prodekani, prof.ass.dr. Fatmir Azemi. Në takim u bisedua për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet ndërmarrjes Trepça Sh.A dhe FIMK.
Ky takim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve ndërmjet industrisë dhe akademisë, me qëllim të krijimit të mundësive të reja për studentët dhe zhvillimit të projekteve të përbashkëta kërkimore dhe profesionale. Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike mbetet i përkushtuar në ndërtimin e partneriteteve të tilla që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm akademik dhe industrial në vend.