
Workshop Akademik i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike: Prezantime të Punimeve Shkencore
Më datë 29.01.2025, në kuadër të “Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike” u mbajt një workshop shkencor, ku u prezantuan punime të ndryshme nga stafi akademik i fakultetit.
Punimet u paraqitën përmes prezantimeve para pjesëmarrësve, duke shpalosur rezultatet shkencore të arritura nga autorët. Në këtë workshop morën pjesë edhe anëtarë të tjerë të stafit akademik, të cilët kontribuan në diskutimet mbi gjetjet e hulumtimeve, duke nxitur një debat interaktiv dhe shkëmbim idesh mbi temat e prezantuara.
Nga ky aktivitet u konkludua se vazhdimi i hulumtimeve dhe organizimi i aktiviteteve të ngjashme është thelbësor për ngritjen e nivelit të kërkimit shkencor dhe forcimin e kulturës së debatit akademik brenda fakultetit. Për më tepër, ky workshop kontribuon në afirmimin e universitetit në nivel ndërkombëtar, duke nxitur bashkëpunime me institucione të huaja dhe duke rritur reputacionin e tij si një qendër e rëndësishme e kërkimit dhe inovacionit në fushën e inxhinierisë mekanike dhe kompjuterike.