Juridik2

Youth Initiative for Human Rights- Kosovo (YIHR) për studentët e Fakultetit Juridik të UIBM, mbajti ligjëratë të hapur me temë: “Nisma e të rinjëve për drejtësi”

Sot, të rinj nga Mitrovica, studentë nga Universiteti Publik “ Isa Boletini” drejtimi Juridik, u njoftuan më shumë rreth të drejtave të njeriut dhe sistemit të drejtesisë në Kosovë. Në ligjeratën e mbajtur nga Leonora Fazliu e angazhuar aktualisht si ligjëruese në organizatën Youth Initiative for Human Rights- Kosovo (YIHR) në projektin- Nisma e të rinjëve për drejtësi, studentët mësuan më shumë rreth institucioneve në Kosovë dhe te drejtave të garantuara me Kushtetutë.

Ndër te tjera, ata u njoftuan edhe me platformën “E Drejta Jem” dhe mbi informacionet që ofrohen nga kjo platformë. (https://edrejtajem.org/).

Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Të Rinjtë për Drejtësi” dhe mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan – INL.

Objektivat e projektit/ligjëratave janë:

  • Promovimi i një programi të edukimit ligjor të qëndrueshëm dhe kreativ mbi të drejtat, qasjen në drejtësi, mekanizmat e llogaridhënies dhe reformën ligjore;
  • Rritja e kapaciteteve dhe të menduarit kritik në mesin e studentëve të Fakultetit Juridik dhe nxënësve në përgjithësi në lidhje me sektorin e drejtësisë”.