Studentet

Z-Mobile ndan numra falas për Parlamentin Studentor

Kompania Z-Mobile do të ndaj numra telefoni falas për Parlamentin Studentor të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë. Për këtë është nënshkruar edhe një kontratë nga kryetari i Parlamentit Studentor, Shend Musliu dhe përgjrgjësve të Z-mobile.

Kryetari Musliu, falënderoi kompaninë Z-Mobile për këtë mbështetje duke pasur parasysh nevojat që kanë ata si organizatë studentore. “Jemi shumë të kënaqur me bashkëpunimin që kemi nisur me këtë kompani dhe me mbështetjen e ofruar prej tyre”, tha ai.

Musliu bëri të ditur se kontrata për furnizim me numra telefoni për anëtarët e Parlamenti Studentor dhe Këshillave Studentore zgjat një vit. “Kjo mbështetje është e mirë se ardhur  meqë na e lehtëson punën për aktivitetet tona”, tha ai.