
ZHVILLIM PROFESIONAL DHE TEKNOLOGJI MODERNE: EKSPERTI KINEZ VIZITON FAKULTETIN E INXHINIERISË MEKANIKE DHE KOMPJUTERIKE – FIMK
Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), përkatësisht Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike (FIMK), ka pasur kënaqësinë të mirëpresë z. Eason, inxhinier nga Kina dhe ekspert në metodat jokonvencionale të përpunimit industrial, përfshirë prerjen me laser dhe linjat automatike robotike.
Pas një vizite në industrinë e metalit në Kosovë, z. Eason vizitoi edhe UIBM-in për të parë nga afër:
Laboratorët e FIMK-ut me pajisje të avancuara
Produktet e realizuara nga studentët tanë, përfshirë ato të prera me laser
Trajnimet dhe punën profesionale të stafit me teknologjinë më të re Senfeng 3015
Gjatë kësaj vizite, ai mbajti edhe një ligjëratë të shkurtër në laboratorët e FIMK-ut, ku ndau përvojat e tij mbi teknologjitë moderne të prerjes me laser dhe përdorimin e robotikës në linjat automatike të prodhimit. Studentët dhe stafi patën mundësinë të mësojnë drejtpërdrejt nga përvoja e tij ndërkombëtare.
Z. Eason shprehu vlerësim të lartë për:
✔️ Nivelin e pajisjeve laboratorike
✔️ Përgatitjen profesionale të stafit akademik
✔️ Angazhimin dhe punën praktike të studentëve
Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet arsimit dhe industrisë, duke vlerësuar UIBM-in dhe FIMK-un si shembuj të avancuar në përgatitjen e kuadrove profesionale për tregun e punës.
Kjo vizitë është një dëshmi e angazhimit të vazhdueshëm të UIBM-it dhe FIMK-ut për të sjellë eksperienca ndërkombëtare dhe për të ofruar mundësi të reja për zhvillimin profesional të studentëve tanë!