Fedu 1

Zhvillohet sesioni: Strategjitë e menaxhimit të stresit për fëmijët parashkollorë

Në ambientet e institucionit parashkollor Gëzimi Ynë në Mitrovicë, në kuadër të projektit TAKE dhe  në bashkëpunim me drejtoreshën e Institucionit me edukatoret e grupmoshave të ndryshme u zhvillua sesioni me titull: Strategjitë e menaxhimit të stresit për fëmijët parashkollorë  i cili u fasilitua nga Profesoresha e Fakultetit të Edukimit,  Merita Shala.

Qëllimi i sesionit ishte të përmirësonte të kuptuarit e edukatoreve për shfaqjen e stresit tek fëmijët e vegjël dhe të ofronte strategji pedagogjike për menaxhimin e tij. Sesioni synoi përfshirjen e aktiviteteve relaksuese në rutinën e përditshme të fëmijëve.

Seanca u strukturua në tre pjesë. Pjesa e parë prezantoi fakte rreth stresit në fëmijërinë e hershme dhe sqaroi konceptet kryesore. Pjesa e dytë u fokusua në aktivitetet që çdo edukatore mund të zbatojë me fëmijët, pavarësisht nga mosha e tyre. Pjesa e tretë trajtoi pyetjet praktike nga edukatoret se si të njohin shenjat e ankthit dhe stresit tek fëmijët dhe u diskutua për strategjitë që mund të përdornin për të mbështetur fëmijët. Bashkëbisedimi me edukatoret dhe sjellja e shembujve nga praktikat e përditshme të punës educative e bënë këtë sesion më interaktiv dhe të vlefshëm.