Qatek1

Zhvillohet simpoziumi: “Zhvillimi i mësimdhënësve të rinj: Sfidat dhe e ardhmja”

Në 25 Tetor, në ambientet e fakultetit të Edukimit të Universitetit të Prishtinës, u zhvillua simpoziumi: Zhvillimi i mësimdhënësve të rinj: Sfidat dhe e ardhmja.

Në këtë simpozium, morën pjesë Prorektorja për mësimdhënie, cështje të studentëve dhe zhvillim të cilësisë prof.asoc.dr. Merita Shala, dekani i fakultetit të Edukimit prof.asoc.dr. Besim Gollopeni dhe prodekania e fakultetit  të Edukimit prof.ass.dr. Samire Bllaca Balaj.

Ky simpozium u organizua në kuadër të projektit Erasmus Plus “Drejt një sistemi të orientuar në

cilësi të përgatitjes së mësimdhënësve të rinj në Kosovë” (QATEK), nën udhëheqjen e Fakultetit të Edukimit në Prishtinë. Qëllimi i simpoziumit ishte që të zhvillohet mundësia e debatit

mes palëve kryesore si fakultetet e Edukimit, Ministria e Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit, Agjencia e Kosovës për Akreditim dhe bashkëpunëtorë të tjerë,  me qëllim të trajtimit të sfidave aktuale të sistemit të përgatitjes së mësimdhënësve të rinj dhe identifikimit të modaliteteve të adresimit të tyre në raport me realitetin aktual të sistemit shkollor. Debati u orientua  nga perspektiva e politikave arsimore dhe mekanizmave praktik për ndryshim të realitetit.