Leadaalko 1

Zhvillohet takimi fillestar i projektit “Zhvillimi i Kapaciteteve tw Lidershipit në Arsimin e Lartë në Shqipëri dhe Kosovë”.

Takimi fillestar” i projektit “Zhvillimi i Kapaciteteve Lidershipi në Arsimin e Lartë në Shqipëri dhe Kosovë (LEADALKO)” i zhvilluar në Universitetin Bedër – Shqipëri, ka përfunduar me sukses pas dy ditësh sesionesh intensive në janar 2025.

Projekti LEADALKO është krijuar për të adresuar nevojën e identifikuar qartë për zhvillimin e liderëve dhe menaxherëve në sektorët e Arsimit të Lartë në Shqipëri dhe Kosovë. Financuar nga programi Erasmus+ (ERASMUS-EDU-2024-CBHE-STRAND-1), ai synon:

  • Forcimin e qeverisjes, planifikimit strategjik dhe menaxhimit të institucioneve të arsimit të lartë;
  • Rritjen e kapaciteteve të liderëve dhe menaxherëve për të negociuar, planifikuar dhe zbatuar ndryshimet e nevojshme për transformimin e sektorit;
  • Mbështetjen e reformave të vazhdueshme për të rritur cilësinë në arsimin e lartë.

Universitet Koordinator:

KOLEGJI UNIVERSITAR BEDER (BEDER), Shqipëri

Partnerët e konsorciumit:

WESTERN BALKANS UNIVERSITY (WBU), Tiranë, Shqipëri

TURGUT OZAL EDUCATION SHA (EPOKA), Tiranë, Shqipëri

KOLEGJI BIZNESI SHPK (CB), Kosovë

UNIVERSITETI ISA BOLETINI NË MITROVICË (UIBM), Kosovë

ISSBS, Slloveni

PEGASO INTERNATIONAL LTD (PEGASO), Maltë