Zyra për Sigurim të Cilësisë
Zyra për sigurimin e cilësisë (ZSC) e UIBM është zyrë e pavarur e cila drejtëpërdrejtë i raporton vetëm Rektorit të UIBM. Kjo zyrë, angazhohet në ngritjen e cilësisë në UIBM duke zbatuar të gjithë politkën institucionale. Zyra përbëhet nga zyrtarë për cilësi, të rekrutuar përmes konkursit publik. Zyrtarët e cilësisë në ZSC nuk janë pjesë e stafit akademik të UIBM. Zyra kujdesët për matjen e cilësisë, përmes të gjitha instrumenteve të paketës së instrumenteve në UIBM. Zyra harton raporteme gjetje dhe rekomandime për çdo pyetësor të zhvilluar, dhe atë e dërgon tek Rektori i UIBM. Poashtu, zyra të dhënat nga pyetësorët i dërgon tek Dekani i njësisë akademike me qëllim të planifikimit për zhvillim të stafit akademik dhe përmirësimit të vazhdueshëm.
Zyra ka për mision që të sigurojë nivel cilësor të mësimdhënies, mësimnxënies, programeve studimore, hulumtimit dhe administrimit të UIBM përmes implementimit dhe përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë dhe të sigurojë që mekanizmat dhe procedurat për arritjen e cilësisë të jenë funksionale. Përmbushja e këtij misioni është në harmoni me misionin e institucionit dhe i shërben përmbushjes së vizionit të tij për të qenë universiteti më i mirë publik në vend dhe rajon, dhe për të përgatitur kuadro të cilat do të kontribuojnë zhvillimit të komunitetit lokal dhe global, në fusha specifike të studimit.
Roli dhe Detyrat e ZSC-së janë:
- Të sigurojë mbështetje dhe udhëheqje profesionale, administrative, udhëzime dhe mbështetje për sigurimin e cilësisë në të gjitha nivelet e institucionit dhe të ndihmojë organizimin e akreditimit institucional dhe të programeve studimore.
- Të formulojë strategjitë, politikat, mekanizmat, procedurat dhe praktikat e ndryshme për sigurim dhe avancim të cilësisë akademike në institucion.
- Të promovojë kulturën e cilësisë brenda institucionit.
- Të këshillojë në aprovimin dhe zhvillimin e moduleve dhe programeve studimore.
- Të hartojë strategji dhe ndihmojë në avancimin e mësimdhënies dhe mësimnxënies.
- Të koordinojë agjendën e aktiviteteve me koordinatorët e cilësisë në nivel të fushave studimore.
- Të përgatis të gjitha dokumentet në lidhje me akreditim apo riakreditim, raportet e ndryshme të vlerësimit të mbrendshëm në bashkpunim me të gjitha fakultetet dhe të koordinojë vizitat e ekspertëve të huaj për akreditim apo riakreditim.
Stafi i zyrës
Natyra Misini – Zyrtare e Lartë për Sigurim të Cilësisë