Sigurimi i cilësisë në UIBM bazohet në parimet dhe vlerat si:
- Përgjegjësia;
- Transparenca;
- Llogaridhënia;
- Integriteti akademik;
- Përmirësimi i vazhdueshëm;
- Gjithëpërfshirja.
Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë ka një sërë mekanizmash dhe instrumentesh që luajnë rol shumë të rëndësishëm në procesin e sigurimit të cilësisë. Sigurimi i brendshëm i cilësisë në UIBM parasheh perfshirjen e gjithë pjesëtarëve në marrjen e pergjegjësive për procedurat dhe rezultatet e sistemit të sigurimit të cilësisë, si në vijim:
Këshilli Drejtues është përgjegjës për integrimin e rezultateve të sigurimit të cilësisë në politik-bërjen dhe planifikimin strategjik të institucionit.
Senati është përgjegjës të aprovoj rregullativën e brendshme të sigurimit të cilësisë si dhe te sigurojë se çdo program i studimit është subjekt i vlerësimit të rregullt të cilësisë para aprovimit.
Rektori është përgjegjës të siguroj burime të mjaftueshme për funksionimin efektiv të procedurave të sigurimit të cilësisë. Rektori siguron se funksionet e sigurimit të cilësisë janë plotësisht të integruara në menaxhimin ditor dhe të rregullt të institucionit.
Prorektorët me detyrat dhe përgjegjësitë e caktuara në baze të statutit të UIBM përkatësisht neni 35.
Dekanët janë përgjegjës për zbatimin e sistemit të sigurimit të cilësisë në nivelin operacional dhe të çdo faze të zbatimit të plan programit të studimit.
Prodekanët për cilësi merren me promovimin e praktikave më të mira të cilësisë dhe sigurimin e zbatimit të tyre në nivel njësie akademike.
Koordinatori për sigurim të cilësisë ndihmon në organizimin e proceseve të vlerësimit të brendshëm dhe jashtëm, përfshirë koordinimin e raporteve të vet vlerësimit, organizimin e vizitave të vlerësimit të jashtëm nga ekspertët ndërkombëtarë, analizimin dhe krahasimin e raporteve të jashtme të vlerësimit nga ekspertët ndërkombëtarë, etj.
Stafi akademik siguron se politikat e sigurimit të cilësisë reflektohen ne çdo aktivitet të tyre në raport me studentët dhe punën e tyre të pavarur shkencore.
Stafi administrativ mbështet çdo pjesëtar të komunitetit akademik për të arritur objektivat institucionale dhe për të shpërndarë gjerësisht kulturen e cilësise.
Komisioni Qendror për Sigurim të Cilësisë dhe Vlerësim harton dhe zhvillon politikat dhe procedurat e cilësisë në nivel të institucionit si dhe promovon krijimin e një kulture të cilësisë.
Zyra e Sigurimit të Cilësisë zbaton orientimet strategjike, politikat, dhe procedurat e cilësisë në çdo nivel dhe në çdo fushë të veprimit të institucionit.
Në UIBM, organet kryesore të cilat menaxhojnë me procesin e sigurimit të cilësisë janë:
- Komisioni qendror për sigurimin e cilësisë dhe vlerësimit (KQSCV).
- Zyra për sigurimin e cilësisë (ZSC).
- Prodekanët për cilësi/Koordinatorët për cilësi në njësitë akademike.
Kultura e Cilësisë në UIBM
Kultura e cilësisë është komponentë e cila përfshinë të gjitha parimet brenda saj. Kultura e cilësisë në UIBM varet nga proceset e jashtme dhe ato të brendshme të sigurimit të cilësisë. Sigurimi i cilësisë në UIBM nuk është proces formal i cili fillon dhe përfundon me procesin e ri/akreditimit të kryer nga AKA, mirëpo është një proces i vazhdueshëm i cili bën pjesë në planifikimin dhe menaxhimin ditor të institucionit. Përgjatë viteve të fundit, është arritur një bashkëpunim i mirëfilltë në mes të rektoratit, dekanateve, stafit akademik, studentëve, administratës si dhe palëve të tjera të jashtme relevante. Ky bashkëpunim synon vetëdijesimin e të gjithë aktërëve të përfshirë lidhur me përgjegjësinë që secili ka në drejtim të përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë së programeve të studimit.