SEsioni

Zyra për Cilësi organizoi takim informues për ECTS

Zyra për Cilësi e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), ka organizuar një takim me referentët lidhur me rëndësinë e ECTS-ve. Zyrtari për Cilësi, Elvis Feka, tha se takimi ka pasur qëllim informimi lidhur me ECTS, duke pasur parasysh se kjo ka një rol të rëndësishëm edhe sa i përket akreditimit.

Në këtë takim ku për rëndësinë e ECTS foli profesori, Sabri Avdullahi, u tha se është një sistem i kredive i përdorur në fushën e arsimit të lartë evropian dhe i miratuar me Deklaratën Bolonjës. “Sistemi evropian për transfere të kredive – ECTS është projektuar dhe zhvilluar nga Komision Evropian, me qëllim të krijimit të një procedure të përbashkët për të garantuar njohje akademike të studimeve brenda universiteteve të vendit dhe jashtë vendit”.

Gjithashtu u fol edhe për lëndët mësimore për të cilat llogariten ECTS-kreditë, mandej për kreditë dhe rëndësinë e lëndës mësimore, modelin e llogaritjes së ECTS, rekomandimet e ECTS për suksese në provim etj. Të pranishmit kanë shtruar pyetje të ndryshme lidhur me këtë sistem në UMIB.