Zyrtarë nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore mbajtën ligjëratë para studentëve të Fakultetit Ekonomik – UIBM
Zyrtarët nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore, z. Alban Kastrati dhe znj. Anita Toçi mbajtën ligjëratë para studentëve të Fakultetit Ekonomik – UIBM. Fondi Kosovar për Garanci Kreditore është institucion i pavarur që për mision ka lehtësimin e qasjes në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla e të mesme. Gjatë ligjëratës studentët u njoftuan me skemat garantuese dhe rolin e tyre, si dhe rolin e FKGK-së në ekonominë e vendit.
Përfaqësuesit e FE ishin shumë mirënjohës për ndarjen e përvojave të këtij institucioni me studentët tanë dhe u shqyrtuan mundësitë për bashkëpunime të mëtutjeshme.