Albulena Osmani, ka lindur më 04.07.1997 në Mitrovicë.
Pas përfundimit të Gjimnazit në drejtimin Shkenca Natyrore, kishte regjistruar Fakultetin Ekonomik pranë Universitetit Publik “Isa Boletini” në Mitrovicë, Drejtimi Banka Financa dhe Kontabilitet dhe me mjaftë sukses ka përfunduar studimet themelore Bachelor ne vitin 2018.
Albulena ishte përfituese e bursës universitare për dy vite me radhë, dhe menjëherë pas përfundimit të studimeve, filloi karrieren si praktikante, e tani si zyrtare e rregullt pranë Raiffeisen Bank dega në Vushtrri.
Paralelisht vijon studimet master ne Universitetin e Prishtinës, Drejtimi Banka Financa dhe Kontabilitet.
Njohuritë e saja te fituara gjatë studimeve pranë UMIB, i hapen dyert e një jetë të re dhe të angazhimeve të reja në jetë.