Studimet Bachelor i ka filluar në vitin 2015 në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore. Gjatë studimeve Bachelor ka marrë pjesë në shumë trajnime dhe praktika të organizuara nga institucionet kosovare por edhe ato të huaja. Ka qenë gjithashtu përfituese e bursës nga Universiteti i Mitrovicës por edhe ato nga Ministria e Arsimit të Kosovës për dy vite rradhazi. Përkushtimi i treguar gjatë viteve të studimit i është shpërblyer edhe me mirënjohje nga ana e Fakultetit.
Në vitin 2018 ka perfunduar studimet në nivelin Bachelor dhe po në të njejtin vit ka filluar studimet në nivelin Master në Universitetin e Mitrovicës në po të njejtën degë. Aktualisht është në semestrin e fundit të studimeve Master, ku ka fatin që këtë semestër të fundit ta përfundoj në Universitetin e Holandës “Van Hall Larenstein” në degën Teknologjia e Qumeshtit, kjo falë punës saj të palodhshme dhe përkushtimit të madh të treguar gjatë viteve të studimeve. Studimet në universitetin Van Hall Larenstein është duke i vazhduar në kuadër të bashkëpunimit të Universitetit të Mitrovicës me programin Erasmus.
Me punë sistematike, përkushtim dhe disipilinë mund të arrihet cdo gjë në jetë!