Musa Dibrani – një karrierë e pasur që ka nisur në UIBM
Musa Dibrani ka përfunduar studimet baçelor në vitin 2011 në Fakultetin e Gjeoshkencave dhe
Teknologjisë, drejtimi Inxhinieri Ushqimore, në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë.
Rrugëtimin akademik e ka vazhduar në nivelin master, të cilin e ka përfunduar në vitin 2013,
duke u specializuar më tej në fushën e inxhinierisë ushqimore.
Formimi i fituar gjatë studimeve në UIBM i ka hapur rrugë një karriere të pasur dhe të
larmishme në institucione të rëndësishme publike dhe arsimore. Musa është angazhuar në
Komunën e Mitrovicës, në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë në Prishtinë, si dhe në
Ministrinë e Shëndetësisë, duke dhënë kontribut të çmuar në fushën e sigurisë ushqimore dhe
shëndetit publik. Krahas angazhimeve në sektorin publik, ai ka kontribuar edhe në edukimin
profesional si pjesë e Shkollës Profesionale për Përgatitjen e Kuadrit për Kuzhinier, pranë
organizatës Diakonia Mitrovicë.
Ky rrugëtim pasqyron përkushtimin, profesionalizmin dhe dijen e fituar gjatë studimeve në
Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, të cilat kanë qenë themeli i një karriere të
qëndrueshme dhe me ndikim të gjerë në shoqëri.
Musa Dibrani rekomandon të rinjtë që të zgjedhin Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore në
UIBM, si një mundësi të shkëlqyer për të ndërtuar një të ardhme profesionale të suksesshme dhe
për të kontribuar në zhvillimin e vendit.


Universitetin e Mitrovices “Isa Boletini” në Fakultetin e Gjeoshkencave,Programi Materiale dhe Metalurgji. Elona studimet Bachelor i filloi në vitin 2017 dhe diplomoi në vitin 2020. Me të përfunduar studimet, në tetor filloi studimet Mastër në të njëjtin vite dhe perfundoj ne vitin 2022. Elona tashmë punon në Kompanin Feronikelli si asistente per procese taknike. Elona është falënderuese dhe mirënjohëse ndaj stafit të UMIB-it,veçanërisht stafit akademik të Fakultetit të Gjeoshkencave, për zhvillimin dhe ngritjen e saj akademike e profesionale. “Çfarëdo që mendja e njeriut mund të konceptoj dhe besoj, mund ta arrijë me punë dhe përkushtim” – thotë ajo!
aftësitë që ka zhvilluar në UIBM tani po i praktikon në punën e tij. Bazuar në një marrëveshje bashkëpunimi në mes të QZHK-së dhe biznesit të njohur Viprint me lokacion ne Mitrovicë, rekomanduar nga QZHK-ja, Allmiri sot ushtron funksionin e udhëheqësit të shitjes në Viprint. Si rezultat i kësaj, vendimi i tij për të zgjedhur Universitetin “Isa Boletini” për studime ishte më se i qëlluar. Ai shpreh mirënjohje të thellë për punën e palodhshme të profesorëve të Fakultetit Ekonomik në UIBM të cilët e kanë përgaditur mirë për tregun e punës dhe kanë qenë të gatshëm t’a ndihmojnë në çdo kohë. Poashtu, Allmiri është falendërues ndaj Universitetit dhe Qendrës për Zhvillimit të Karrierës që edhe pas përfundimit të studimeve ata kanë pasur gatishmëri për zhvillimin e karrierës së ish-studentëve të tyre dhe bazuar në marrëveshjen e bashkëpunimit, Allmiri sot është pjesë e njërit prej bizneseve më të suksesshme në Mitrovicë. Allmirit i urojmë suksese të mëtutjeshme!
Bleona Smakiqi, i filloi studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), më 2014. Gjatë studimeve, në vitin 2017 prezantoi UMIB-in në konferencën ndërkombëtare në “Harvard University”. Më pas Bleona mori pjesë edhe në konferencën “Balkan Youth Forum” e mbajtur në Romë, e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë, ku ka prezantuar praktikat më të mira për përfshirjen e të rinjëve në vendimmarrje.
Gentiana Berisha – ka përfunduar studimet e nivelit bachelor në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” – Fakulteti i Edukimit, Programi Fillor, në periudhën 2018-2022. Gentiana, po ashtu mendon tashmë të regjistrojë edhe studimet master në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakulteti i Edukimit. Gentiana sapo është punësuar si mësuese e ciklit klasor dhe asaj i urojmë shumë suksese tutje! Ajo shpreh një falënderim të veçantë për profesorët e Fakultetit të Edukimit në UIBM, të cilët i ndihmuan në përgatitjen e saj profesionale dhe ishin aty për ta ndihmuar në çdo kohë!