Zyrtarë të Erasmus+ vizituan Universitetin “Isa Boletini”
Dy anëtarë të zyrës Erasmus + në Kosovë në emër të Agjencisë EACEA, organizuan një vizitë monitoruese në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini “me qëllim që të informohen rreth të gjitha projekteve Tempus dhe Erasmus + në projektet International Credit Mobility, të kryera në Institucionet e Arsmit të Lartë.
Fillimisht ata takuan rektorin e UMIB-it, Alush Musaj, ndërsa më pas vizituan zyrën e projekteve Erasmus + në UMIB, ku u takuan me pjesëtarët e të gjitha njësive akademike të Universitetit. Ata u njoftuan me projektet e aplikuara si dhe me projektet që janë duke u implementuar.
Gjithashtu ata takuan studentët dhe stafin akademik që janë të përfshirë në këto projekte. Përfaqësuesit patën rastin të takojnë edhe dy studentë holandezë të Universitetit “Van Hall Larenstein”, të cilët për tre muaj do të jenë pjesë e UMIB-it, ku edhe do të kryejnë punë praktike së bashku me studentët kosovarë.
Ky delegacion përgëzoi stafin e UMIB-it si dhe zyrën e projekteve për punën e bërë si dhe tregoi gatishmërinë për bashkëpunim dhe përkrahje.