Në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë pranohen studentë edhe nga shtetet e tjera, në kushte të njëjta konkurrimi me kandidatët nga Kosova. Kandidatë jo-kosovarë konsiderohen kandidatët të cilët shkollimin e mesëm e kanë mbaruar jashtë Kosovës dhe që nuk kanë nënshtetësi kosovare.

Dëshmia – Vendimi për: Njohja e diplomës – dëftesës; Barasvlerësimi i diplomës; Suksesi i përgjithshëm gjatë viteve të shkollimit dhe barasvlerësimi i notave dhe Barasvlerësimi i Provimit të Maturës dhe përcaktimi se kandidati i plotëson kushtet për konkurrim në Institucionet e Arsimit të Lartë të Republikës së Kosovës, lëshohet nga MASHTI – NARIC Kosova (për kandidatët nga Republika e Shqipërisë). Të njëjtin procedurë e ndjekin edhe kandidatët tjerë jo-kosovarë, të cilët shkollimin e mesëm e kanë mbaruar jashtë Kosovës dhe që nuk kanë nënshtetësi Kosovare, në këto raste, barasvlera e notave mund të bëhet edhe nga Zyra për sigurimin e cilësisë e UIBM.

UIBM do të sigurojë përgatitjen e testeve për provim pranues në gjuhën në të cilën kandidatët kanë përfunduar shkollimin paraprak ose/dhe për të cilën deklarohen paraprakisht në formularin për vetë deklarim.