U mbajt punëtoria: “Barazia gjinore, e drejta pronësore dhe mbështetja e viktimave të dhunës ne familje”
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas – 8 Marsit, Misioni i OSBE-së ka organizuar të premten në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, punëtorinë “Barazia gjinore, e drejta pronësore dhe mbështetja e viktimave të dhunës ne familje”. Në punëtori kanë marrë pjesë studentë të Fakultetit Juridik dhe të Fakultetit të Edukimit.
Qëllimi i këtij aktiviteti ka qenë diskutimi me studentët rreth barazisë gjinore, duke u fokusuar në të drejtat të barabarta pronësore për burrat dhe gratë dhe rreth mbështetjes se viktimave të dhunës në familje. Për këtë kanë diskutuar panelistë të ftuar, të cilët kanë zgjuar interesimin e studentëve me pyetjet e tyre.
Panelistë ishte ushtruesi i detyrës së dekanit të Fakulteti Juridik, prof.dr. Agron Beka, Ilija Bundaleski, drejtor i OSBE – Zyra Rajonale në Mitrovicë, Mimoza Aliu nga Fakulteti Juridik, Arber Berisha, zyrtar ligjor nga Zyra e Ombudspersonit në Mitrovicë, Burhan Maxhuni, Mbrojtës i Viktimave në dhe Mitrovicë dhe Fidane Hyseni, drejtoreshë e Strehimorës në Mitrovicë. Ata paraqiten ofrimin e shërbimeve për përkujdesjen e viktimave, përvojat dhe sfida e tyre.