Informatë

Fakulteti Ekonomik, ka nderin që të organizon ligjëratë  profesionale me Guvernerin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, z. Fehmi MEHMETI.

Tema e ligjëratës është për Bankën Qendrore të Kosovës (themelimi, sfidat e funksionimit dhe perspektiva e saj).

Ekspertiza profesionale e z. Mehmeti do të jetë ndihmesë e madhe për studentët e Universitetit tonë, posaçërisht të Fakultetit Ekonomik, Juridik si dhe të Ingjinierisë Ekonomike.

Andaj, ftohen të gjithë studentët e UMIB-it, si dhe mësimdhënësit që të marrin pjesë në këtë ligjëratë me rëndësi.

Ligjërata do të mbahet ditën e Hënë më datën 25.03.2019 prej orës 14 në amfiteatrin A2.

Ju mirëpresim.