Ftesë nga Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie
Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie fton të gjithë mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët nga të gjitha Institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë që të shprehin interesimin e tyre për trajnim profesional në modulet që do të ofrojë Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie (http://www.uni-pr.edu/qpm.aspx) pranë Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, si në vijim:
- Mësimdhënia dhe Etika në Arsimin e Lartë
- Vlerësimi dhe Standardet e Vlerësimit në Institucionet e Arsimit të Lartë
3. Metodat Interaktive në Arsimin e Lartë
Thirrja për aplikim është e hapur deri më 10 dhjetor, 2015, në ora 15:00.
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë shprehjen e interesimit, CV-në dhe një letër motivuese ku do të prezantohen arsyet për aplikim dhe modulin të cilin dëshirojnë të ndjekin. Aplikimi të behet në emailin:[email protected].