FGJ

FGJ-ja bëhet pjesë e projekteve të ndryshme në partneritet me universitete prestigjioze evropiane

Me qëllim të rritjes së bashkëpunimit dhe mundësive për projekte të përbashkëta në kuadër të programit Erasmus+, një delegacion i Fakultetit të Gjeoshkencave nga Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), i udhëhequr nga dekani, Naser Peci, ka realizuar vizita në disa universitete të ndryshme evropiane. Në këtë kuadër ata kanë vizituar Universitetin “AGH” në Krakovë të  Polonisë, mandej Aalto University, Abo University, Shërbimin Gjeologjik Finlandez dhe Kompaninë “Outotec” në Finlandë.

Në bashkëpunim me profesorin, Iraj Hashi, nga Staffordshire University, UMIB, Universiteti  AGH”, Aalto Universitety dhe Universiteti i Lubjanës, janë në përgatitje e sipër për aplikim të përbashkët në një projekt për “Ngritjen e Kapaciteteve të Arsimit të Lartë” në kuadër të programit Erasmus+. Dekani Peci, tha se  qëllimi kryesor i projektit është që t’i mundësojë UMIB-it dhe IAL-ve të tjera që të përmirësojnë aftësinë e tyre për të trajnuar personelin teknik dhe menaxherial për Kompleksin e Minierave “Trepça” dhe industrisë minerare në përgjithësi në Kosovë.

Ndërsa, gjatë vizitës në Shërbimin Gjeologjik të Finlandës u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta na lëmia e gjeoshkencave. Me “Abo” Universitety u shqyrtu mundësia që në kuadër të programit Erasmus+ të ketë një program studimi të përbashkët në nivelin master në lidhje me gjeomjedisin. “Gjatë kësaj vizite folëm edhe për funksionalizimin e laboratorëve në Fakultetin e Gjeoshkencave, avancimin e bashkëpunimit për mobilitet të studentëve dhe mësimdhënësve, bashkëpunimin në botimin e punimeve të Konferencës Gjeoshkencore që do të organizohet në vitin 2020 dhe në të ardhmen”, tha ai.