Hapet SEMS-i për regjistrim të semestrit për studentët e UP-së në Mitrovicë
Njoftohen studentët e Universitetit të Prishtinës në Mitrovicë ( Fakultetit të FGJT-së dhe FSHA-së), se prej 08.01.2016 deri më datë 20.02.2016 SEMS-i do të jetë i hapur për regjistrim të semestrit dimëror dhe semestrit veror të vitit akademik 2015/16.
Përkundër asaj që disa herë deri me tani është hapur SEMS-i për regjistrim të semestrit dimëror, shumë studentë nuk kanë arritur që ta regjistrojnë këtë semestër në datat e lejuara, prandaj duke pasur parasysh kërkesat e shumta të studentëve kryesisht të viseve rurale, të cilët nuk kanë qenë të informuar për afatet, do t’u jepet edhe një mundësi.
SEMS-i do të jetë i hapur për studentët e tri niveleve të studimeve, të cilët deri më tani nuk e kanë regjistruar semestrin dimërorë e gjithashtu edhe për regjistrim të semestrit veror të vitit akademik 2015/16.
Pas datës 20.2.2016 asnjë studentë nuk do të ketë mundësi ta regjistrojë vitin akademik 2015/16 e si rrjedhojë nuk do të ketë mundësi as të paraqitjes së provimeve gjatë vitit akademik 2015/16.