Edukim

Studentët e programit Parashkollor të Fakultetit të Edukimit kanë ndjekur një ligjëratë nga Hana Zylfiu Haziri

Studentët e programit Parashkollor të Fakultetit të Edukimit, në kuadër të lëndës Zhvillimi i kurrikulës, kanë ndjekur një ligjëratë nga Hana Zylfiu Haziri,  Menaxhere e programit “Hap pas Hapi” në Qendrën për arsim të Kosovës.

Tema e zhvilluar sot ka pasur në fokus organizimin e qendrave të të nxënit në ambientet ku zhvillohet edukimi i hershëm.

Studentet janë prezantuar me rëndësisnë e qendrave të tilla në ambientet edukative, me llojet e mundshme të qendrave, me udhëzime specifike për organizimin e ambientit me qendra etj. Pyetjet e studenteve dhe diskutimet në çështjet e ngritura e bënë këtë ligjëratë interaktive dhe me mjaft interes për studentet pjesëmarrëse pwr pwrgatitjen e tyre si edukator etw ardhshme.